Dafina Zeqiri i përgjigjet kritikave për ndërhyrje me rastin e Marilyn Monroe! – Shqip

by admin
Spread the love

Pas kritikave që i kanë bërë për ndërhyrjet estetike, Dafina nuk ka duruar më dhe ka vendosur të flasë një herë e mirë. Këngëtarja i ka kthyer përgjigje komentit të një ndjekëseje duke i thënë se botox e filler asaj i duken mëse normal pasi ka 15 vite që punon si artiste me koncerte e udhëtime të shumta që rrjedhimisht sjellin edhe lodhje që nuk i bëjnë derman as trajtimet e fytyrës. Dafina ka marrë dhe rastin e Marilyn Monroe duke nxjerrë një artikull që tregon se ajo kishte ndërhyrje, por askush nuk e dinte.

“Jam fytyrë publike dhe kam 15 vite që këndoj dhe punoj si artiste profesionale. Nuk fle mirë shpesh herë, punoj natën, udhëtime të shtuma dhe normal nuk mjaftojnë tek unë vetëm trajtime të fytyrës, por edhe pak botox, pak filler. Unë prej moshës 28 kam filluar për herë të parë (s’po flasim për operacion të gjoksit dhe hundës që i kam bërë shumë më herët). Marilyn Monroe ka pasur ndërhyrje që s’e di askush dhe i thonë ‘natyral’ e mua si të më thotë dikush natyral gjuhën menjëherë disa femra me komente absurde”, shkruan Dafina.

You may also like