Çuna mbani shënime, dedikimi romantik i Gjikos përlot Elita Rudin

by admin
Spread the love

Elita Rudi dhe Gjiko janë nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.

Dyshja shfaqin shumë pozitivitet në çdo paraqitje të tyre televizive por edhe në rrjete sociale duke na sjell detaje interesante nga përditshmëria e tyre.

Sot në datën 8 mars, në këtë ditë të rëndësishmë për të gjithë gratë dhe vajzat në botë, edhe Gjiko ka vendosur të bëjë urimin e tij për partneren e tij Elitën! Edhe çfarë urimi, me fjalët romantike dhe që na emocionoi të gjithëve.

Ai ka postuar në “Instagram”-in e tij një super dedikim që e kanë përlotur edhe vetë Elitën.

“Ishte një vajzë e te kur u njohëm, gjatë udhëtimit tonë së bashku në këtë jetë, jam dëshmitar i tranzicionit tënd në një grua magjepsëse që obligime familjare dhe përgjegjësitë e tuja ndaj neve asnjëherë s’i le anash. Sakrifikove shumë netë pa gjum, shumë dëshira tua personale vetëm që ne mos të ndjenim mungesën tënde, mos të ndjente shtëpia mungesën e nënës. Urime 8 marsin gruajaa ime, të duam shumë.❤️“- ka shkruar ai.


You may also like