Cristiano Ronaldo “show”, thyen i vetëm Tottenham! Feston edhe Brentford

by admin
Spread the love

Manchester United i falet Cristiano Ronaldos, i cili shënoi tre gola në fitoren 3-2 kundër Tottenham. Tre pikë shprese për vendin e katërt në klasifikim, që “Djajtë e kuq” e kanë tyrin për momentin, por Arsenal dhe skuadra e Antonio Conte kanë disa ndeshje më pak dhe mund t’i parakalojnë nëse fitojnë.

Cristiano Ronaldo e befasoi skuadrën e Tottenham në minutën e 12-të, duke goditur fort nga distanca dhe topi shkoi u ndal drejt e në rrjetë. Fantastik portugezi dhe United e pa veten në epërsi. Londinezët provuan të rrezikojnë me Eric Dier, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësit e skuadrës së Rangnick. Në minutën e 35-të Alex Telles preku një top me dorë në zonë dhe arbitri akordoi penallti për miqtë.

Harry Kane nga pika e bardhë nuk gaboi, duke shënuar gol. Festa e Tottenham ka zgjatur vetëm tre minuta, pasi Cristiano Ronaldo brenda zone nuk fali dhe i dha sërish epërsinë “Djajve të kuq”. Pas një ore lojë, Heung-Min Son provoi të shënonte, por topi i gjuajtur prej tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Barazimi ka ardhur me një autogol, pasi Harry Maguire devijoi në zonë një top në minutën e 72-të. Pesë minuta më pas Hugo Lloris i mohoi golin Ronaldos, i cili goditi fort në zonë. Portugezi ishte i pandalshëm sot, pasi realizoi edhe golin e tretë me një goditje me kokë pas një harkimi nga këndi. Ai goli ishte edhe i fitores për Manchester United.

NDESHJA TJETËR – Brentford ka marrë tre pikë të rëndësishme për mbijetesën, ndaj një rivali direkt si Burnley. Skuadra e Eriksen ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 dhe mesfushori danez asistoi në golin e parë të shënuar nga Toney në minutën e 85-të.

Brentford në shtesë fitoi edhe një penallti dhe i njëjti lojtari e dërgoi topin në rrjetë dhe Brentnford ka festuar marrjen e tre pikëve, duke regjistruar kështu fitoren e dytë radhazi në Premier League. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like