Cristiano Ronaldo jep lajmin e trishtë të humbjes së të birit

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bërë prindër të një vajze, ndërsa vëllai i saj binjak nuk ja doli dot të mbijetojë. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Cristiano me një postim të përbashkët. “Me trishtim të thellë po ju njoftojmë se fëmija ynë nuk ia doli. Është dhimbja më e tmerrshme që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vogëlushes sonë na jep forcë për të jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Ne do donim të falenderonim mjekët dhe infermieret për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shokuar me këtë humbje dhe me mirësjellje ju kërkojmë pak privatësi në këtë periudhë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëll. Ne do të të duam gjithmonë. Cristiano Ronldo dhe Georgina Rodriguez”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Çifti e njoftoi shtatzaninë e Georgina disa muaj më parë, teksa nuk mungonin postimet e bukuroshes gjatë pritjes së ëmbël të dy fëmijëve. Ngushëllimet nga fansa dhe miq e kolegë kanë qenë të shumta.

You may also like