Crespo: Loja e Milanit nuk ka munguar kurrë, derbi do të jetë spektakolar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-lojtari i Interit dhe i Milanit, Hernan Crespo dha një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport ku u ndal kryesisht te derbi që do të zhvillohet në Kupën e Italisë.

“Milani ka më shumë arsye për të fituar, për dy motive. Fillimisht për mundësinë që ekipi Piolit ka për të ngritur një trofe dhe kjo gjë do t’i vinte përball një objektivi logjik për rrugën që kanë bërë, për ciklin që kanë hapur në mënyrë që të fitojnë që nga ky moment.

Më pas është fakti se me një fitore ose një barazim mund të kualifikohen në turin tjetër dhe kjo gjë në derbi mund të jetë një motivim më i madh për ta”.

SCUDETTO- “Të mos e harrojmë faktin se Interi ka edhe një ndeshje për të rikuperuar me Bolognan. Të eliminojnë zikaltërit nga Kupa e Italisë mund t’i japë Milanit shtysën e nevojshme për spirtin final, dhe mund të japë një goditje për djemtë e Inzaghit, që kanë rigjetur sërish ekuilibrat me rikthimin e Brozovic”.

MILANI- “Loja te Milani nuk ka munguar kurrë. Hapat fals kanë ardhur për pasojë e problemeve përpara portës, por loja nuk ka munguar kurrë. Kanë munguar golat që kundër Genoas më në fund anë ardhur. Në derbi, kuqezinjtë dhe zikaltrit vijnë në kushte të barabarta, do të jetë një përballje spektakolare”. /oversport.tv

Foto: ALDUHAIL SC, Twitter

You may also like