Craiova-Vllaznia: Publikohen formacionet zyrtare, Kaina në krye të sulmit

by admin
Spread the love

Vllaznia është gati për duelin e dytë në Conference League përballë Universitatea Craiova ku kërkon të bëjë historinë. Sfida do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo dhe do të startojë në orën 19:30.

Ndërkohë që në prag të kësaj sfide, teknikët kanë zgjedhur edhe formacionin zyrtar që do të startojë ndeshjen. Mirel Josa ka bërë disa ndryshime në këtë takim.

Kaina do ta nisë në krye të sulmit së bashku me Hoxhën edhe Çobën. Boshnjaku, Jonuzi dhe Marku do të kenë në dorë çelsat e mesfushës. Mbrojtja ndërkohë do të përbëhet nga Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, ndërsa në portë do të jetë Zogovic.

/oversport.tv

You may also like