CR7 në qendër të kritikave, Saunders: Ronaldo, por ai luan përkrah disa budallenjve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Southampton, një baarzim ky që është i dyti në dy ndeshjet e fundit të luajtura në Premier League.

Në “Teatrin e Ëndrrave” skuadra e Armando Brojës vuri në vështirësi jo pak, Cristiano Ronaldon me shokë, ndërkaq pas kësaj sfide më i kritikuari ishte CR7 i cili në një moment me portën e boshatisur nuk mundi të dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Kësaj i shtohet edhe paraqitjet e portugezit gjatë vitit 2022 ku nuk ka arritur akoma atë lërë gjurmë, ndërsa nuk ka mundur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist, statistika këto që nuk ndodhin prej 9 vitesh.

Mirëpo, një nga ata që i ka dalë në krah sulmuesit portugez është ish-futbollisti i Liverpool në sezonin ‘91-’92, Dean Saunders i cili thekson se Ronaldo nuk ka faj duke qenë se luan përkrah disa budallenjve, siç i konsideron uellsiani mesfushorët MecTominay dhe Fred.

“Nëse pyesni Ronaldon se kush janë mesfushorët më të këqinj me të cilët ka luajtur, atëherë me siguri që Fred dhe MecTominay nuk janë shumë larg në listën e tij. Njerëzit po tregojnë gishtin nga Ronaldo, por ai luan përkrah disa budallenjve, disa prej tyre as nuk i afrohen luzitanit. United ka një mbrojtje mesatare dhe në mesfushë duket sikur iu mungon motori. Për mua lojtarët që ka në skuadër nuk janë në standartin e duhur”, u shpreh Saunders. 

You may also like