CR7 lidh biznes me manjatin e kafesë nga Singapori

by admin
Spread the love

Partneritet i ri për Cristiano Ronaldon, i cili i bashkohet Peter Lim, manjatit të Singaporit, i cili më herët ka bashkëpunuar edhe me gjashtë nga shokët e skuadrës së Manchester United të “Class ’92”.

Këta janë vëllezërit Neville (Gary dhe Phil), Ryan Giggs, Paul Scholes, David Beckham dhe Nicky Butt, me të cilët, sipërmarrësi që kishte ekskluzivitetet e kafesë në të gjithë Lindjen e Largët, duke përfituar nga globalizimi i futbollit anglez në viteve ’90, blenë edhe në presidencën e Salford Cityt.

Pasi i dhanë lamtumirën futbollit dhe varën këpucët, gjashtë ish-lojtarët e “Djajve të Kuq” blenë 10% të klubit, ndërsa Lim 40% e mbetur. Aktualisht Peter Lim është gjithashtu pronar i Valencias që nga viti 2014, megjithëse mandati i tij është shënuar nga polemika dhe mosmarrëveshje nga tifozët vitet e fundit (klubi i tij ka pagat më të ulët se çdo ekip tjetër i La Ligës).

Sa i përket bashkëpunimit me Cristiano Ronaldon, ky bazohet në reklamimin e ZujuGP, “një platformë komunitare, që lidh Lindjen me Perëndimin, në një shkëmbim jo vetëm midis tifozëve, por botëve midis kompanive dhe ekosistemeve”.

Në fakt, në të kaluarën kompania “Mint Media” e manjatit Lim kishte blerë 50% të të drejtave të imazhit të sulmuesit, siç konfirmoi edhe vetë CR7: “Jam shumë i emocionuar të njoftoj marrëveshjen time të fundit me “Mint Media”, në pronësi të mikut tim të mire, njeriut të biznesit Peter Lim nga Singapori, që ka fituar të drejta e mia të imazhit. Kjo është një lëvizje shumë strategjik për mua dhe ekipin tim për ta çuar markën Cristiano Ronaldo në një nivel tjetër, veçanërisht në Azi”.

Me ZujuGP, një platformë që ai e përshkruan si një “ide të fuqishme dhe të thjeshtë” që lejon tifozët e futbollit të bashkohen dhe të “ndërveprojnë në mënyra të ndryshme”, Ronaldo e ka thelluar këtë bashkëpunim me manjatin aziatik.

You may also like