COVID-19 – Turqia raporton mbi 111 mijë raste të reja

by admin
Spread the love



ANKARA, 4 shkurt /ATSH-AA/- Gjatë 24 orëve të fundit Turqia regjistroi mbi 111 mijë raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 11 157 infeksione të reja, 248 vdekje dhe 83 536 pacientë që fituan betejën kundër virusit.

Brenda 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë kryer 468 152 teste të dyshuara për COVID-19.

Për të luftuar përhapjen e koronavirusit, deri më tani janë administruar mbi 142.7 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19. Mbi 57.4 milionë persona kanë kryer dozën e parë, ndërsa mbi 52.4 milionë të tjerë janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme.

Gjithashtu, mbi 25.4 milionë qytetarë kanë kryer dozën e tretë përforcuese. //a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Ukraina i dërgon qeverisë gjermane listën e kërkesave për armatime


You may also like