COVID-19 – Spanja dhe Koreja e Jugut vendosin kufizime për mbërritjet nga Kina

by admin
Spread the love

MADRID, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rritja e shpejtë e numrit të rasteve të koronavirusit në Kinë ka bërë që Spanja dhe Koreja e Jugut t’i bashkohen vendeve që njoftojnë kërkesa shtesë për udhëtime për vizitorët nga Kina.

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias deklaroi se të ardhurit nga Kina do të duhet t’i nënshtrohen një testi për koronavirusin ose të kenë një grup të plotë vaksinash përpara se të hyjnë në vend.

Darias nuk tregoi një datë të saktë se kur do të zbatohen kufizimet, duke thënë vetëm se kjo do të vendoset së shpejti.

Madridi ka thënë se do të përpiqet të përcaktojë një politikë të përbashkët për të gjitha vendet e BE-së për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italinë, kanë vendosur ose njoftuar tashmë kufizime të hyrjes./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakOsmani: Sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së, udhërrëfyes për forcimin e shtetit

You may also like