COVID-19 – Senati çek kundërshton zgjatjen e ligjit mbi kornavirusin

by admin
Spread the love

PRAGË, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Senati çek hodhi poshtë zgjatjen e një ligji kyç për të luftuar pandeminë e koronavirusit edhe përtej muajit shkurtit.

Pas një debati rekord prej tetë orësh, 32 nga 62 anëtarët e Dhomës së Lartë të parlamentit votuan kundër projektligjit.

Ligji parashikonte mbylljen e aktiviteteve, ndalimin e aktiviteteve publike dhe kufizimin e aktiviteteve shkollore.

Edhe pse qeveria liberale-konservatore në Pragë tashmë i ka dhënë fund shumë masave, ajo dëshiron të mbajë të gjitha opsionet të hapura.

“Situata e koronavirusit midis të moshuarve dhe grupeve të rrezikuara mbetet kritike”, paralajmëroi ministri çek i Shëndetësisë, Vlastimil Válek.

Opozita foli për një shuplakë të qeverisë pas humbjes së koalicionit në Senat.

Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë regjistruar dje 1 829 infeksione të reja për 100 000 banorë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like