COVID-19 – Rumania heq të gjitha kufizimet

by admin
Spread the love

BUKURESHT, 9 mars /ATSH-DPA/ – Pothuajse të gjitha masat paraprake të Rumanisë për koronavirusin pushuan së zbatuari.

”Tani është e mundur të hysh në Rumani pa një certifikatë vaksinimi kundër koronavirusit”, sipas autoriteteve.

Është hequr gjithashtu edhe detyrimi për mbajtjen e maskës, që më parë aplikohej në të gjitha ambientet publike dhe madje edhe jashtë.

Nuk ka më asnjë kufizim në orarin e hapjes ose numrin e të ftuarve në restorante dhe aksesi në të gjitha ngjarjet dhe institucionet kulturore është i palimituar.

”Gjendja e alarmit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila kishte bërë të mundur ligjërisht kufizimet, kishte hyrë në fuqi që nga 18 maji 2020. Tashmë ka skaduar dhe nuk është zgjatur më”, njoftoi qeveria rumune.

Incidenca shtatëditore e infeksioneve të reja ka rënë në mënyrë të vazhdueshme prej një muaji dhe sot regjistroi 182 për 100 000 banorë./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like