COVID-19- Rekord infektimesh në Korenë e Jugut, pothuajse 110 000 në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love

SEUL, 18 shkurt /ATSH-ANSA/- Koreja e Jugut ka raportuar 109 831 raste të reja me Covid, duke regjistruar mbi 100,000 infeksione ditore për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht rritjes së rasteve, autoritetet megjithatë kanë njoftuar një lehtësim të pjesshëm të disa kufizimeve, përfshirë shtetrrethimin për restorantet dhe baret.

“Ne jemi aktualisht në një situatë ku vatrat mund të shfaqen kudo”, theksoi ministri koreano-jugor i Shëndetësisë Park Neung-hoo.  /os/

 

 

The post COVID-19- Rekord infektimesh në Korenë e Jugut, pothuajse 110 000 në 24 orët e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like