COVID-19 – Pritet rritje e ndjeshme e rasteve mes festimeve të Vitit të Ri kinez

by admin
Spread the love

PEKIN, 4 janar /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve të koronavirusit në Kinë pritet të rritet ndjeshëm pasi banorët në të gjithë vendin përgatiten të udhëtojnë në zona më të largëta dhe të vizitojnë të afërmit për të festuar Vitin e Ri Kinez, sipas shkencëtarëve.

“Ndërsa vala aktuale e infeksioneve ka të ngjarë të ketë arritur tashmë kulmin e saj në metropolet si Shangai dhe Pekini, shpërthimi do të përfshijë edhe provincat në Kinën qendrore dhe perëndimore, si dhe zonat rurale deri në fund të muajit”, paralajmëruan shkencëtarët në një studim të ri të botuar në revistën “Frontiers of Medicine”.

“Kohëzgjatja e shpërthimit të ardhshëm mund të rritet në mënyrë dramatike nga udhëtimet e shumta gjatë Festivalit të Pranverës”, njoftuan shkencëtarët.

Tradicionalisht, miliona banorë udhëtojnë në të gjithë vendin për të vizituar familjet e tyre në festën që shënon fillimin e vitit të ri sipas kalendarit kinez.

Viti i Ri Kinez këtë vit bie më 22 janar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakDurrës, java e parë e janarit nis me përpunimin e mbi 17 mijë tonë mallrave

You may also like