COVID-19 – Presidenti gjerman Steinmeier rezulton pozitiv

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 mars /ATSH-DPA/- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është izoluar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njoftoi sot një zëdhënës.

Bashkëshortja e Steinmeier, Elke Büdenbender, gjithashtu është infektuar me virusin. “Simptomat janë të lehta”, tha zëdhënësi.

Gjermania ka regjistruar nivele rekord të infektimit me koronavirus, ndërsa vendi po përgatitet të heqë gradualisht kufizimet e fundit në mbarë vendin.

Organi kombëtar i kontrollit të sëmundjeve të Gjermanisë, Instituti Robert Koch (RKI), raportoi sot një incidencë shtatëditore prej 1 733 4 për 100 000 banorë.

Gjatë 24 orëve u raportuan 264 vdekje, krahasuar me 283 të një jave më parë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like