COVID-19 – Parlamenti gjerman voton heqjen e masave kufizuese

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 mars /ATSH-DPA/ – Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë votoi sot projektligjin për heqjen e masave kufizuese mbarëkombëtare të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pavarësisht nga shkalla e lartë e infeksionit.

Legjislacioni, i kritikuar ashpër nga kryeministrat e shtetit, i cili parashikon reduktimin e masave u mbështet nga 388 anëtarë të Bundestagut, 277 votuan kundër dhe dy deputetë abstenuan.

Projektligji u njoftua nga qeveria e koalicionit të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP).

Çdo parti opozitare e kundërshtoi këtë vendim.

Më vonë, legjislacioni do të shqyrtohet në Dhomën e Dytë të parlamentit të Gjermanisë, Bundesrat, e cila përbëhet nga përfaqësues nga 16 shtetet federale.

Nëse projektligji do të miratohet, kërkesat mbarëkombëtare për vendosjen e maskave do të hiqen kudo, me përjashtim të objekteve ku strehohen njerëz me sëmundje kronike.

Shtetet, megjithatë, do të jenë ende në gjendje të kërkojnë vendosjen e maskave në transportin publik. Parlamentet rajonale gjithashtu do të jenë në gjendje të rikthejnë kufizimet në “vendet e vatrave” nëse rastet rriten përsëri në nivel lokal. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like