Covid-19, mbi 5 mijë raste aktive në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Deri më tani në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë rast me llojin Omicron të Covid-19. Ndërkaq lloji delta vazhdon të jetë dominues, si në vendin tonë ashtu edhe në disa vende ta rajonit.

Numri i rasteve active me koronavirus në vend është 5.620 pacientë.

Më shumë raste aktive ka në Shkup-2.739, Manastir-484 dhe Prilep-348.

Ndryshe që nga fillimi i pandemisë në vend janë diagnostifikuar gjithsej 218.723, ndërsa prej tyre 205.303 janë shëruar dhe 7.710 kanë humbur jetën. /SHENJA/


You may also like