COVID-19 – Kryeministri slloven Jansa rezulton pozitiv

by admin
Spread the love



LUBJANË, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kryeministri slloven, Janez Jansa ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, ndërkohë që lajmin e ka bërë vetë Jansa në profilin e tij në Twitter, në të cilin ka postuar një foto të testit.

”Dje, dy fëmijët e mi rezultuan pozitivë dhe sot unë. Kam të gjitha simptomat klasike të virusit, por të lehta”, shkroi Jansa.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike (NIJZ), në 24 orët e fundit janë kryer në Sllovenia pak më pak se 54 mijë tampone duke përfshirë  ato molekulare dhe antigjenike, ku 5 050 raste kanë rezultuar pozitive.

Aktualisht, pacientët e shtruar në spital me koronavirus janë 1 056, nga të cilët 125 në kujdesin intensiv./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCOVID-19 – Edhe Suedia heq kufizimet


You may also like