COVID-19 – Kina regjistron dy viktimat e para që nga janari i vitit 2021

by admin
Spread the love

PEKIN, 19 mars /ATSH-DPA/- Kina kontinentale ka regjistruar zyrtarisht vdekje të reja nga koronavirusi për herë të parë që nga janari 2021.

”Dy persona kanë vdekur nga infeksionet Covid-19 në provincën verilindore të Jilin”, theksoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës.

Ekspertët e pavarur dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare për infeksionin nga koronavirusi dhe vdekjen në Pekin, të cilat vendosin datën e vdekjes së fundit të regjistruar për Covid-19 më 25 janar 2021.

Autoritetet kineze raportuan së fundmi numrin më të lartë të infeksioneve që nga fundi i valës së parë të Covid-19 në Wuhan në fillim të vitit 2020.

Të premten, 3 870 infeksione u regjistruan në 16 rajone, duke përjashtuar rastet në Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut.

Shifrat janë ende të ulëta në krahasim me shumë vende të tjera, por për shkak të strategjisë së Kinës për zero-Covid, autoritetet po i përgjigjen kryesisht shpërthimeve më të vogla me porosi shtëpie, testime masive, kufizime transporti dhe rregulla karantine.

Disa milionë kinezë janë aktualisht nën rregulla të bllokadës, duke përfshirë Shenzhen dhe pjesë të Shangait, dy nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të vendit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like