COVID-19 – Hillary Clinton rezulton pozitive

by admin
Spread the love

NJU JORK, 23 mars /ATSH-DPA/ – Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton rezultoi pozitive në testin për Covid-19.

Clinton, 74 vjeçe, tha se ”kishte simptoma të lehta të ftohjes dhe se bashkëshorti, ish-presidenti Bill Clinton, kishte rezultuar negativ”.

”Unë jam më mirënjohëse se kurrë për mbrojtjen që vaksinat mund të ofrojnë kundër sëmundjeve të rënda”, shkroi Hillary në Twitter.

”Ju lutem vaksinoni, nëse nuk e keni bërë tashmë!”, shkroi ajo.

Po ashtu edhe sekretarja aktuale e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjithashtu rezultoi pozitive.

Javën e kaluar, edhe ish-presidenti Barack Obama dhe Doug Emhoff, bashkëshorti i zëvendëspresidentes Kamala Harris, u infektuan me Covid-19./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like