COVID-19 – Elon Musk rezulton pozitiv

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 28 mars /ATSH-DPA/- CEO i prodhuesit të makinave elektrike luksoze Tesla Inc, Elon Musk njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv për Covid-19 për herë të dytë.

“Covid-19 është virusi i Tezeut. Sa gjene ndryshojnë pasi jemi shëruar nga Covid-19? Unë supozohet se e kam përsëri, por pothuajse pa ndonjë simptomë të rëndë,” shkroi Musk në Twitter.

Anija e Tezeut është një eksperiment mendimi që ngre pyetjen nëse një objekti që i janë zëvendësuar të gjithë përbërësit e tij mbetet në thelb i njëjti objekt. Koncepti është një nga më të vjetrit në filozofinë perëndimore, që është diskutuar nga Herakliti dhe Platoni në shek. 500-400 para Krishtit.

Disa variante të Covid-19 janë shfaqur në të gjithë botën që kur koronavirusi u shfaq për herë të parë në 2019 në Wuhan, Kinë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, mbi 976 000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA.

Vitin e kaluar, Musk shprehu dyshime lidhur me saktësinë e testeve të Covid-19 pasi rezultatet treguan se ai ishte pozitiv dy herë dhe më pas dy herë negativ në të njëjtën ditë.

Megjithatë, Musk ka qenë në mbështetje të vaksinimit kundër Covid-19.

“Për të qenë i qartë, unë i mbështes vaksinat në përgjithësi dhe vaksinat kundër Covid-19 në veçanti. Shkenca është e paqartë”, shkroi ai në Twitter në prill të vitit të kaluar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like