COVID-19 – Australia hap kufijtë për turistët e vaksinuar

by admin
Spread the love

MELBURN, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Australia njoftoi se do të hapë kufijtë e saj për turistët  e huaj të vaksinuar, pas gati dy vjetësh mbylljeje.

”Turistët e vaksinuar dhe të gjithë mbajtësit e vizave australiane do të mund të hyjnë në vend nga 21 shkurti”, deklaroi kryeministri Scott Morrison.

Vendi mbylli kufijtë e tij për të gjithë, përveç qytetarëve dhe banorëve të përhershëm, me disa përjashtime, në mars të 2020.

“Duhet të vaksinoheni me të dyja dozat për të ardhur në Australi. Ky është rregulli. Të gjithë duhet ta respektojnë këtë rregull’’, thekoi Morrison.

Duke iu referuar qartë dëbimit të fundit të diskutueshëm të tenistit Novak Djokovic, Morrison tha se “vendimi ishte një mesazh shumë i qartë… këto janë kushtet për të hyrë në Australi”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like