Costacurta snobon Kessie: Bennacer dhe Tonali janë lojtarë më të mirë

by admin
Spread the love

Performancat e fundit të Franck Kessie duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Alessandro Costacurtës. Ish-legjenda e Milanit u ndal për të komentuar situatën e Milanit ku ndër të tjera foli më konkretisht edhe për mesfushën.

Nga studiot e Sky, ai tha se momentalisht Bennacer dhe Tonali janë më lart se Kessie dhe se ajo duhet të jetë dyshja me të cilën Pioli duhet të luajë. Sipas tij edhe në ndeshjen e fundit, Milani ndryshoi fytyrë pas zëvendësimit të Kessie.

“Për mendimin tim Bennacer dhe Tonali janë lojtarët më të mirë për momentin. Kur Kessie doli në ndeshjen e kaluar, skuadra ndryshoi fytyrë. Edhe unë do të luaja me ata të dy qëndrorë dhe Brahim pas sulmuesit, me Kessie jashtë”. /oversport.tv

You may also like