Costacurta: Arbitri më i miri në fushë, ju tregoj ku e kishte problemin Milani

by admin
Spread the love

Milani ngeci në shtëpi kundër Bologna në një barazim pa gola, por sërish mbetet në vendin e parë me një pikë më shumë se Napoli.

Pas ndeshjes, një analizë të asaj që ndodhi e ka bëtë edhe Alessandro Costacurta, i cili në Sky Sport Italia ka deklaruar:

“Milani e kishte përgatitur mirë ndeshjen, por duke parë të gjitha veprimet, mund të themi se katër lojtarët përpara – Giroud dhe tre të tjerët pas tij – nuk ishin ndër më të mirët në fushë.

Atyre u mundonte saktësia. Milani dështoi në sulm. Pastaj luajtën edhe kundër një ekipi si Bologna, që u paraqit mirë sonte.

Mund të ndodhë, por problemi është se i ndodhi Milanit sonte. Në fund, urime për arbitrin. Për mua ai ishte më i miri në fushë”, tha Costacurta. / oversport.tv

You may also like