Correa: Inzaghi më lejon të jem vetvetja, marrëdhënie speciale me Lautaron

by admin
Spread the love

“Simone Inzaghi më lejon që të luaj futboll siç dua, kërkon që të jap maksimumin por më pëlqen fakti që më lejon që të jem vetvetja”, ka thënë sulmuesi i Interit Joaquín Correa, që i thur lavde teknikut që e mori me vete tek skuadra zikaltër.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Lautaro Martinez dhe fakti që luajmë bashkë si tek Interi edhe tek Argjentina na ndihmon shumë”, ka shtuar ish-sulmuesi i Lazios.

Correa ka treguar karrierën e tij nga fillimet deri tek muajt e fundit me Interin: “Ndeshja ime e dytë ka qenë shumë e bukur, pasi ishte dita që Juan Sebastian Veron la futbollin. Një festë e paharrueshme.

E ruaj foton e hyrjes në fushë, sepse është e veçantë. Veron është shumë i rëndësishëm për mua dhe kur firmosa për Interin më shkroi duke më thënë se kisha bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë sulmuesi për Inter TV.

Eksperienca e parë në Europë ka qenë me Sampdorian, ku kishte shok skuadre Samuel Eto’o: “Kam mësuar shumë tek Sampi dhe lojtarë si Eto’o më kanë ndihmuar si në fushë edhe jashtë saj”, ka përfunduar Correa. / Oversport.tv

You may also like