Conte reagon pasi COVID-19 e goditi Tottenhamin

by admin
Spread the love

Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë skuadrën agnleze Tottenham.

13 persona të klubit anglez kanë rezultuar pozitivë, me shumicën prej tyre që janë futbollistë të Antonio Contes.

Një gjë e tillë ndikoi që UEFA të shtynte sfidën e sotme në Conference League mes Tottenham dhe Rennes.

Trajneri Conte ka folur në lidhje me situatën e vështirë në klub, duke mos e fshehur shqetësimin e tij të madh.

“Shtatë lojtarë janë pozitivë, të tjerët janë pjesëtarë të stafit teknik. Problemi është se çdo ditë zbulojmë raste të reja me koronavirus. Kush do e ketë radhën nesër? Ndoshta do të dal unë pozitiv, apo ndonjë tjetër lojtar? Jemi të shqetësuar, pasi të gjithë kemi familje. Jemi realisht shumë të frikësuar në lidhje me situatën e krijuar”, ka deklaruar Antonio Conte.

You may also like