Conte: Ndoshta nuk jam aq i zoti, klubi të vlerësojë të ardhmen time

by admin
Spread the love

Antonio Conte është shfaqur shumë i mërzitur në konferencën për shtyp pas humbjes 1-0 që Tottenham pësoi në transfertë përballë Burnley.

“Ndoshta në të vërtetë nuk jam edhe aq i zoti. Tottenhami më mori për të ndryshuar gjerat, por nuk po ia arrij. Mendoj se drejtuesit e klubit duhet të vlerësojnë edhe të ardhmen time”, ka thënë tekniku italian.

Disftata përballë Burnley ishte e katërta për Spurs-at në 5 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar në Premier League.

“Po bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjerat, por nuk mjafton. Jam i sinqertë, po e provoj por nuk po arrij gjë. Ndoshta nuk jam aq i zoti sa duhet. Të humbasësh 4 nga 5 ndeshjet që ke luajtur nuk është diçka e mirë dhe nuk më ka ndodhur kurrë.

Besoj se klubi duhet të bëjë vlerësime dhe të analizojë situatën. Mendoj se një vlerësim duhet të bëhet edhe për të ardhmen time”, ka thënë Conte. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like