Conte: Erdha për të përmirësuar situatën, por s’jam mjaftueshëm i mirë  

by admin
Spread the love

Tottenham Hotspur është ngjitur provizorisht në zonën Champions pasi mposhti në sfidën e sotme Burnley me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë “Spurs” janë ende në pritje të sfidës së Arsenalit, ndërsa pas ndeshjes me Burnley foli edhe trajneri italian Antonio Conte.

“Kam ardhur këtu për të përmirësuar situatë, por ndoshta për momentin nuk jam mjaftueshëm i mirë për ta bërë këtë gjë. Ky klub ndryshon trajnerët, por lojtarët në fund janë gjithmonë të njëjtët. Mund të qëndroj këtu dhe të marr rrogën dhe kaq, por jam shumë i sinqert për këtë gjë”.

Më pas ai u përgjigj edhe për opinionistët që thanë se penalltia e Tottenham ishte inekzistente. “Penllatia ishte totalisht e pastër. Për të gjithë ata që ankohen se nuk duhej të jepet, sepse nuk ishte 100% penallti, unë them se ishte 200%”. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter

You may also like