Conte dëshiron Bayern Munchen – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri italian gati të marrë drejtimin e bavarezëve në verë, por drejtuesit nuk duan të nxitohen

Antonio Conte dëshiron rikthimin në stol me një ekip të madh! Por e ardhmja e tij mund të mos jetë në Itali. Gazeta gjermane Bild raporton se italiani ka zgjedhur Bayern Munich si ekipin ideal për të drejuar.

Për Konten, rekordmenët gjermanë janë skuadra perfekte për t’u rikthyer në garë dhe për të realizuar ëndrrën e tij, të fitojë Ligën e Kampioneve.

Ai u është ofruar drejtueve të klubit, të cilët ndërkohë janë duke shqyrtuar profile të tjera si Zinedine Zidane, Sebastian Hoeness dhe Xabi Alonso që ka shkëlqyer te Leverkusen.

E vetmja gjë e sigurt për momentin në Mynih duket se është lamtumira e Tuchel. Ekipi gjendet në vend të dytë 8 larg Leverkuzen, i eliminuar në raundin e 32-të të Kupës nga Saarbrucken dhe në disanvatazh ndaj Lazios në Champions League.

Pas dy humbjeve të fundit, ekipi bavarez ka mësuar se ka një problem edhe në mbrojtje pasi ka pësuar 25 gola në 22 ndeshje. Vetëm në sezonet 2018/19 (26) dhe 2020/21 (31) kishte pësuar më shumë pas 22 javësh kampionat.

Sezonin e njërës prej skuadrave më të mira të Europës mund ta “shpëtojë” vetëm një sukses në Champions.

Ndryshe situata në klub do të ndërlikohej më shumë pasi “titulli” si i dyti i mire, në Mynih nuk pranohet.

Klan News

You may also like