Colella: Më gëzojnë pikët, por nuk më pëlqeu fare skuadra në pjesën e dytë

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores 1-0 ndaj Bylisit. “Unë nuk kam ndryshuar asgjë. Jam i kënaqur për 9 pikët, por sot kemi zhvilluar një ndeshje shumë të keqe. Nuk më ka pëlqyer asgjë. Nuk më pëlqeu ndeshja, skuadra. Nuk bëmë një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë ishim deri diku mirë, ndërsa pjesa e dytë nuk më ka pëlqyer fare.

Skuadra vuan në fund? Sot bëra një gabim unë me zëvendësimet. Nuk ka rëndësi nëse i bën më shpejt apo më vonë. Skema e golit? I provojmë këto gjëra në stërvitje, por duhet të përmirësohemi edhe këto gjëra.

Pse nuk je i kënaqur nga ndeshja? Në pjesën e dytë nuk më pëlqeu asgjë. Nuk është faji i skuadrës. Është faji im, sepse unë e menaxhoj këtë skuadër. Sot ekipi nuk ishte mirë dhe sigurisht që edhe unë kam përgjegjësinë kryesore.

E njëjta veshje, jeni supersticioz? Jo, për mua kush është supersticioz është injorant. Gabova unë me zëvendësimet, por janë gjëra që duhet ti shohim. Nëse skuadra nuk luan mirë edhe trajneri nuk ka punuar mirë. Gjërat janë të lidhura. Kur skuadra luan mirë, trajneri punon mirë dhe e kundërta”, ka thënë tekniku i Partizanit. / Oversport.tv

You may also like