CNN: Rusia testoi një raketë balistike ndërkohë që Biden ishte në Kiev

by admin
Spread the love

Zyrtarë amerikanë në dijeni të çështjes pretendojnë se gjatë kohës që Joe Biden po vizitonte Kievin, Rusia testoi një raketë balistike.

Raketa ndërkontinentale Sarmat, apo Satan II sic është kodi i përdorur në Perëndim, është e aftë më shumë se një kohë bërthamore.

Njëri prej dy zyrtarëve, që pretendojnë se testi në fund dështoi, rrëfeu se Moska i kishte lajmëruar paraprakisht Shtetet e Bashkuara për testin që duket se nuk përbënte asnjë rrezik për to, dhe Washingtoni nuk e konsideronte as anomali, e as përshkallëzim.

Edhe pse nuk kanë të dhëna të sakta të cilat të tregojnë se prova rezultoi një dështim, funksionarët amerikanë e deduktuan një gjë të tillë nga fakti që nëse testi do të kishte përfunduar me sukses, presidenti rus Vladimir Putin, sipas tyre, do ta kishte përmendur padyshim me krenari në fjalimin e mbajtur një ditë më parë mbi gjendjen e kombit.

Një ditë më parë, megjithatë, Putin e një paralajmërim nuklear ndaj Perëndimit lidhur me Ukrainën, duke pezulluar traktatin kyç të kontrollit të armëve, START. Ai njoftoi se janë aktivizuar sisteme të reja strategjike dhe paralajmëroi se Moska mund të rinisë testet atomike.

Rusia, që ka trashëguar armët bërthamore të Bashkimit Sovjetik, ka aktualisht numrin më të madh të kokave bërthamore në botë. Putin kontrollon rreth 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 që i kontrollon presidenti amerikan, Joe Biden. Këto janë të dhënat e vitit 2022 të Federatës Amerikane të Shkencëtarëve.


Top Channel

You may also like