ç’ndodh kur prishet treni në La Manche? – Shqip

by admin
Spread the love

Qindra pasagjerë në një tren që u prish gjatë kalimit të tunelit të La Manche, që lidh Francën dhe Britaninë, u bllokuan në tunel dhe iu desh të ecnin në këmbë aty derisa të arrinin një tren tjetër.

Videot në mediat sociale tregojnë turistët dhe pasagjerët e tjerë që ecin nëpër tunelin e shërbimit.

Eurotunnel konfirmoi se të martën treni i orës 15:50 u ndalua për shkak të një avarie teksa po shkonte për në Britani. Pasagjerëve iu desh të shkonin në këmbë deri ku do t’i merrte një tren tjetër për t’i çuar në destinacionin e tyre.

Ndërkohë, udhëtarët për në Britani do të qëndronin në Calais deri në orët e para të së mërkurës, ndërsa çështja u zgjidh.

Një pasagjer i tha agjencisë PA se 10 minuta pas nisjes, dritat u fikën dhe treni ndaloi. Pasagjerëve iu tha se kishte një problem me rrotat për t’u rregulluar, por 1 orë e ca më vonë nuk defekti real nuk po gjendej.

Përfundimisht ata zbritën dhe ecën rreth 10 minuta përmes tunelit të shërbimit për në trenin që do t’i merrte, por edhe kjo kishte probleme.

Më në fund arritën në Britani gjashtë orë pas hipjes në Francë.

Shumica e rreth 50 kilometrave të tunelit është disa metra nën fundin e Kanalit Anglez. Ai përbëhet nga dy tunele dhe një shërbim më i vogël midis atyre të destinuara për telat.

Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në prill, raporton Sky Neës, kur një tren mallrash u prish brenda tunelit. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like