ç’ndodh kufirin polako-bjellorus? – Shqip

by admin
Spread the love

Një kolonë e madhe kamionësh është formuar në kufirin polako-bjellorus, ndërsa shoferët rusë dhe bjellorusë përpiqen të largohen nga BE para skadimit të afatit të BE-së, pas së cilës vendosen sanksione ndaj tyre, raporton Reuters.

Në prag të afatit të së shtunës, kolona e kamionëve ishte e gjatë 80 kilometra, ndaj dhe disa mbetën të bllokuar për më shumë se 33 orë.

Komisioni Evropian ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia, përveç atyre që transportojnë ilaçe, postë ose produkte të naftës, të hyjnë ose të qëndrojnë në vendet e BE-së.

Ky veprim është pjesë e një pakete sanksionesh për agresionin e Ukrainës nga Rusia.

Pamjet me dron të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë radhë të gjata ndërsa afrohej afati i mesnatës.

“Ka ende shumë kilometra që duhet të kaloj, kështu që e gjithë kjo është surreale,” tha një shofer bjellorus për shanset e tij për të kaluar kufirin në kohë.

Dhe disa orë pas përfundimit të afatit, koha e pritjes u shkurtua në 12 orë, thotë Adam Easton i BBC-së në Varshavë, ndërsa numri i kamionëve në dy pikat kufitare ishte midis 230-400 automjete.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mijëra kamionë të tjerë nga dy vendet që vlerësohet të jenë aktualisht në territorin e BE-së.

Një mundësi është se ato do të sekuestrohen nga autoritetet e shteteve anëtare.

Një zyrtar polak që përfaqëson grupin e transportit ka shprehur shqetësimin se një veprim i tillë mund të çojë në masa të ngjashme kundër kamionëve polakë që kthehen në shtëpi përmes Rusisë dhe Bjellorusisë.

BE-ja, si vendet e tjera perëndimore, ka vendosur sanksione të forta ekonomike ndaj Rusisë dhe aleatit të saj kryesor, Bjellorusisë. /tesheshi.com/

You may also like