Çmimi im i madh është Kiara, por s’do ta ndaloj garën

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë pa dyshim një nga çiftet më të komentuar e më të dashur të publikut shqiptar. Këngëtari nuk ngurron të shprehë ndjenjat e tij kundrejt moderatores së njohur, teksa kështu ka bërë edhe së fundmi në emisionin radiofonik ‘Big Brother VIP Radio’.

Ai tha se ditën që e ka puthur Kiara në buzë, ka menduar se ky ishte çmimi i madh për të. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo nuk do ta bënte Luizin që të ndalonte garën për të fituar 100 mijë eurot. Luizi komentoi edhe zgjedhjen e Oltës, që i doli jashtë parashikimeve.

“Me datë 2 shkurt kur më puthi Kiara, unë thashë çmimi i madh është Kiara, por kjo s’do të thotë që unë do të ndaloj garën. Në këtë fazë nuk do të jetë më në kuadër të lojës sepse kjo e djeshmja doli komplet parashikimeve, pasi Olta ka thënë unë nuk dal kunder çifteve dhe nominoi Luizin dhe Kiarën” – tha Luizi.

Kujtojmë që gjatë emisionit të së shtunës, Olta Gixharit iu dha mundësia që të nxirrte në nominim tre prej banorëve, ku ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe gazetarin Bledi Mane. Një nominim shumë i vështirë, ku dy më të rrezikuarit janë Kiara dhe Bledi.

You may also like