Çmimi i naftës në bursë bie me 6%, por Bordi i ngritur nga qeveria e fikson deri më 1 Prill

by admin
Spread the love

Çmimi i naftës në Shqipëri nuk do ndryshojë deri te premten, edhe pse bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Fiksimi i çmimeve nuk po i kënaq qytetarët, të cilët lajmërojnë protestë masive këtë të martë.

Një litër naftë do të blihet në pikat e karburanteve për 245 lekë deri më 1 prill.

Vendimi i bordit të ngritur nga qeveria, është i pakthyeshëm që nga e shtuna, edhe pse në tregun ndërkombëtar çmimi për fuçi ka rënë 6 % këtë të hënë.

Pra, ngritja e komisionit të çmimeve, nuk ka sjellë lehtësim në treg. Kjo shihet në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku vendi ynë kryeson me naftën e shtrenjtë.

You may also like