Çmimi i bukës nuk është ulur, gazetarët ia dëshmuan Kovaçevskit me fiskale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe përkundër paralajmërimeve për ulje të çmimeve, një gjë e tillë nuk po vërehet në realitet. Për t’ia rikujtuar kryeministrit Kovaçevski se çmimi i bukës nuk është liruar, gazetarët i dhanë një kilogram bukë me faturë fiskale, e cila ishte në vlerë prej 51 denarëve, që është çmim i njëjtë si i një muaji më parë. Duke iu përgjigjur pyetjes, Kovaçevski tha se çmimi i vajit për gatim është ulur, por edhe një pjesë e prodhuesve të bukës i kanë ulur çmimet. Kryeministri informoi se do të ketë takime të reja me odat ekonomike për të parë se sa ato kanë ulur çmimet. Paralajmëroi se qeveria ka mekanizma për ngrirje të çmimeve.

“Inspektorati shtetëror duhet në mënyrë të shkathët t’i zbatojë inspeksionet e veta, t’i bëjë të gjitha krahasimet e nevojshme të faturave, të metodologjisë për formimin e çmimit, e kështu me radhë dhe të vijmë deri te ulja e çmimeve, ashtu siç është dakorduar me odat ekonomike.”,- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Qytetarët thonë se shtrenjtimit e çmimeve i ndjejnë në masë të madhe. Nuk vërejnë ulje të çmimeve.

“Prej atëherë kur thanë se do të ketë ulje të çmimeve, ende janë çmimet e njëjta.”,- u shpreh një qytetar.

“Asgjë nuk është liruar, pos vajit që ishte 130-140 denarë e tani është 113 denarë, tjetër gjë asgjë nuk është liruar.”,- tha një qytetar.

Deri më tani 187 kompani kanë kyçur marrëveshje për rrymë të subvencionuar. Kompanitë tjera mund të lajmërohen deri më 31 dhjetor.

You may also like