Çmimet “Oscar” – “The Zone of Interest” filmi më i mirë ndërkombëtar

by admin
Spread the love

TIRANË, 11 mars /ATSH/- Filmi ynë tregon se ku mund të çojë çnjerëzimi, në rastin më të keq, tha regjisori britanik Jonathan Glazer në fjalimin e tij, pas marrjes së çmimit “Oscar” për filmin më të mirë ndërkombëtar me dramën e vendosur në Aushvic “The Zone of Interest”, sipas CNN.

“Tani për tani, ne qëndrojmë këtu si njerëz që hedhin poshtë hebreizmin e tyre dhe Holokaustin e rrëmbyer nga një okupim që ka çuar në një konflikt ku janë përfshirë shumë njerëz të pafajshëm”, tha Glazer duke iu referuar konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.

“The Zone of Interest” tregon historinë e komandantit të Aushvicit dhe familjes së tij ndërsa shijojnë ekzistencën e tyre të përditshme në shtëpinë e tyre, ngjitur me vetë kampin e vdekjes.

Gjatë filmit dëgjohen tinguj vuajtjesh, por asgjë nga mizoritë që kryhen nuk shfaqen në asnjë moment në ekran. Filmi britanik, gjithashtu fitoi çmimin “Oscar” për tingullin më të mirë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like