‘Çmendet’ moti, bën namin në Divjakë, rrëzon pemët në rrugë

by admin
Spread the love

Divjaka është përfshirë nga stuhi shiu dhe erëra të fortë, ku kanë shkaktuar probleme. Si pasojë e stuhive të shiut dhe erërave të forta janë rrëzuar disa pemë në parkun e Divjakës.

Disa pemë kanë bllokuar rrugën në Divjakë pasi janë rrëzuar. Rruga ka mbetur e bllokuar për rreth një orë, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të lirohej aksi dhe të fillonte lëvizja normale e mjeteve.

Gjithashtu për shkak të reshjeve të shiut janë dëmtuar thuajse të gjitha linjat e tensionit të ulët, duke lënë pa energji elektrike disa zona në Lushnje.

The post ‘Çmendet’ moti, bën namin në Divjakë, rrëzon pemët në rrugë appeared first on Lajme.al.

You may also like