Çlirohet Partizani, të kuqtë mposhtin Kastriotin dhe shijojnë 3 pikët e para në kampionat

by admin
Spread the love

U deshën tetë javë të kampionatit në mënyrë që Partizani të shijonte tre pikët e para. Të kuqtë e Ilir Dajës fituan me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit, falë golave të Emiliano Mustës dhe Arinaldo Rrapajt. Goli i parë erdhi në minutën e 37, teksa Musta shënoi drejtpërdrejtë nga një goditje dënimi, teksa portieri i krutanëve, Sali me gjithë zgjatjen e tij nuk mundi ta ruante portën e paprekur.

Ndërkaq, para golit, vlen të theksohet edhe një përplasje e fortë mes Markut dhe Ajazit, me futbollistin e të kuqve që u zëvendësua pasi dëmtoi nofullën. Sakaq, në fraksionin e dytë, miqtë ishin më kërkues dhe provuan në disa raste me Grecën apo Nezirin, por portieri Teqja ishte vendimtar për kryeqytetasit.

Me kalimin e minutave, Partizani nisi të gjente edhe më shumë hapësira nëpërmjet kundërsulmit, e pikërisht nga një i tillë “vrau” ndeshjen në minutën e 90 me anë të Rrapajt. Për të kuqtë kjo ishte fitorja e parë në kampionat, me ekipin që tashmë ngjitet në kuotën e tetë pikëve, në vendin e tetë ndërsa Kastrioti mbetet i fundit me pesë pikë.

Komenti:

90+3′ Përfundon ndeshja me Partizanin që mposht 0-2 Kastriotin falë golave të Mustës dhe Rrapaj

90′ Goooool! Rrapaj shënon golin e dytë pas një kundërsulmi, të kuqtë sigurojnë trepikëshin e parë të sezonit

75′ Partizani gjen rrugën e rrjetës me Sembene, por goli anulohet pak çaste më vonë si pasojë e një pozicioni të parregullt të Mustës

71′ Përsëri vendasit afër golit, Greca godet fluturimthi, topi sipër tranversës

69′ Kastrioti i rrezikshëm. Kombinime të bukura të ekipit krutan, por as Mudrazija dhe as Greca nuk përfitojnë dot

66′ Karton i verdhë për Sotën që përpiqet të fitojë disa sekonda duke vonuar lojën

57′ Neziri rrezikon seriozisht portën e të kuqve, por Aldo Teqja tregon reflekset dhe ruan të paprekur rrjetën

53′ Një ndërhyrje në mesfushë sjell nervozizëm te lojtarët e të dy skuadrave, megjithatë në fund gjakrat qetësohen

46′ Starton pjesa e dytë, vendasit kërkojnë golin e barazimit

45+4 Mbyllet pjesa e parë në Kamëz, Partizani në avantazh me golin e Mustës

42′ Prodani provon të befasojë portierin Teqja, por gardiani i të kuqve është i sigurt në reagimin e tij

37′ Goooool! Musta ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, mposhtet portieri Sali

 

29′ Përplasje e frikshme mes Ajazit dhe Herald Markut. Lojtari i të kuqve probleme në nofull, shkodrani e ka të pamundur të vazhdojë lojën

22′ Stenio Junior provon të kërcënojë Salin, por sulmuesi është në pozicion të parregullt

10′ Esat Mala i afrohet golit teksa del përballë portierit, por sfera shkon ngjitur me shtyllën

7′ Provon Prodani për Kastriotin, por sfera shkon larg kuadratit që mbrohet nga Teqja

1’Starton sfida në Kamëz, Partizani kërkon fitoren e parë të sezonit

 

Formacionet zyrtare

Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Karakaçi, Husein, Prodani; Onanuga, Mëllugja; Greca, Basha, Rami; Ajazi. Trajner: Ramandan Ndreu. 

Partizani (3-5-2): Teqja; Belica, Sota, Sembene; Musta, Herald Marku, Rrapaj, Kaçe, Albion Marku; Stenio Junior, Mala. Trajner: Ilir Daja. 


Top Channel

You may also like