Claudio Lotito tregohet i qartë: Milinkovic-Savic nuk është në shitje

by admin
Spread the love

“Milinkovic-Savic është një objekt dëshire për të gjithë. Nuk ka një çmim në merkato sepse çmimet vihen nga ata që nxjerrin objektet në shitje” Kështu shprehet presidenti i Lazios, Claudio Lotito që u tregua i qartë se ylli serb nuk është në shitje për merkaton e verës.

“Unë nuk e kam nxjerrë në shitje. Në momentin që të vijë një ofertë që është e kënaqshme nga pikëpamja profesionale, dhe këtu flasim për 5 ekipet më të mira në botë dhe më pas nga pikëpamja ekonomike, atëherë kjo ofertë do të jetë e kënaqëshme për Lazion. Unë nuk bëj lëshime për Milinkovic, sepse nuk e meriton këtë gjë”.

Më pas ai foli edhe për të ardhmen e Acerbit: “Francesco ka një kontratë me Lazion. Gjithçka që do të ndodhë më vonë, për sa i përket merkatos, ne do të marrim në konsideratë ofertat dhe dëshirën e lojtarit”.

Lotito tregoi gjithashtu se Maurizio Sarri do të qëndrojë në kryeqytetin italian në kontratat respektohen ende./oversport.tv

You may also like