Çka prodhon fabrika ushtarake në Bullgari që e vizitoi Mehaj?

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka vizituar fabrikën “Samel 90”, në Bullgari e cila merret edhe me prodhimin e dronëve.

Gjatë vizitës ai u njoh për sistemet inovative të mbrojtjes që prodhohen në këtë fabrikë, njofton Klankosova.tv.

Cilat pajisje ushtarake i prodhon kjo fabrikë?

“Samel 90”, prodhon pajisje të teknologjisë së lartë ushtarake.

Kjo fabrikë prodhon pajisje ushtarake nga më të ndryshmet, duke filluar nga dronët që tani po përdorën shumë nga ushtritë në botë.

Pastaj prodhon edhe pajisje të zbulimit dhe bllokimit, njofton Klankosova.tv

Specialitet i “Samel 90” janë gjithashtu edhe pajisjet e integruar të komunikimit.

Mjetet ushtarake të transportimit janë gjithashtu në “menynë” e kësaj fabrike.

Mehaj viziton fabrikën e dronëve në Bullgari

You may also like