Çka i mahniti në Kosovë Donfriedin, Jacksonin e Johnsonin? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ndihmëssekretarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të arritur në Prishtinë, për herë të parë, u shfaq e mahnitur me bukuritë e Kosovës.

Këtë e dëshmoi edhe mënyra se si ajo nisi dje adresimet e saj, pas takimeve që i zhvilloi me liderët shtetërorë, përcjell klankosova.tv.

”Është mrekulli të jem në Prishtinë. Dhe ndërsa avioni ynë po ateronte dhe shikoja përmes dritares, unë pata mundësi të shihja vendin tuaj të bukur në një ditë kaq të bukur”, u shpreh Donfried pas takimit me kryetaren e shtetit të Kosovës.

Për bukuritë që pa, zyrtarja amerikane nuk pushoi së përmenduri kur doli para medieve edhe pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

”Kështu ishte një ditë e mrekullueshme sapo aterova në aeroport pata një pamje spektakolare në vendin tuaj”, i drejtohej Donfried shefit të qeverisë kosovare.

Si  ngjashëm ishte shprehur edhe komandanti i parë të KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson, i cili në vizitën e tij, në shtator të 2016-ës, ishte befasuar me pamjen në Prishtinë.

Gjatë një takimi me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, si gjeneral i pensionuar britanik, ishte fascinuar me bukuritë e ndërtesave të kryeqytetit, meqë e krahasonte me kohën kur kishte nisur shërbimin më 1999-ën.

”Në vitin 1999, kishte vetëm një hotel dhe ai ishte Grandi i vjetër dhe i lodhur, por tani unë po qëndroj në një hotel krejt të ri, ndërsa kur kalon nëpër Prishtinë sheh gjithandej ndërtesa te reja”.

Për vendet atraktive, pati folur gjatë një vizite në nëntor të 2016-ës në Kosovë edhe kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, atëkohë shef i Diplomacisë Britanike.

Ai ishte mahnitur me përparimin që ka bërë Kosova si shtet që nga paslufta, madje kishte përmendur për bukuritë që ka, një mal kosovar, duke thënë se më me qejf do kishte qëndruar atje sesa në kuvend.

”Më vjen keq që nuk paska rënë borë në Kosovë. Se përndryshe do isha në Brezovicë duke skijuar. Kjo industri duhet të luajë rol kyç në të ardhmen tuaj. Britania dëshiron të jetë përkrahës i Kosovës dhe ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë bashkë”, pati thënë ai.

 

 

You may also like