Civilët viktima mes sulmeve në Gaza/ Zëdhënësi i DASH: SHBA nuk do të vlerësojë ende nëse Izraeli ka kryer krime lufte

by admin
Spread the love

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se agjencia po qëndron në pritje për momentin, duke mos nisur ende një proces zyrtar vlerësimi për të parë nëse Izraeli ka kryer krime lufte gjatë konfliktit me Hamasin.

“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me Izraelin drejtpërdrejt, siç do ta njoftojmë edhe publikisht, se presim që në të gjitha aktivitetet e tyre, të gjitha fushatat e tyre ushtarake, ata të jenë në përputhje me ligjet e luftës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë. Miller në një konferencë shtypi.

I pyetur për civilët që Izraeli ka vrarë në sulmet e tij në kampin e refugjatëve Jabalya në Gaza, Miller tha se DASH është “thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve të civilëve“, por nuk do t’i dënojë sulmet.


Top Channel

You may also like