City rikthehet në krye, Haaland vendos rekordin e ri te Premier League, 35 gola

by admin
Spread the love

Mbrëmjen të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester City-West Ham dhe Liverpool-Fulham City.

Manchester City bind ndaj West Ham dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League. Sfida e prapambetur e javës së 28-të mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0.

Ndeshja e dominuar krejtësisht nga djemt e Guardiolës u zhbllokua në pjesën e dytë. U desh minuta e 50’ që pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Mahrez, Ake të gjente golin që zhbllkoi sfidën. Në minutën e 70-të Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë.

Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League.

Ndërsa Foden në minutën e 85-të do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi. Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por “Citizens” ende kanë një ndeshje më pak. Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0.

U desh një ndërhyrje e gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39-të, që zhbllokoi këtë takim. Pas kësaj përballjeje Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.


Top Channel

You may also like