City luan tenis me Nottingham! Fitojnë Liverpool e Arsenal, ngec Tottenhami

by admin
Spread the love

Manchester City ka arritur një fitore tenistike përballë Nottingham Forest në javën e pestë të Premier League me rezultatin 6-0. Ekipi i Guardiolës zhvilloi një ndeshje pothuajse perfekte, ndërsa ylli Erling Haaland shkëlqeu me tre gola në këtë takim.

Norvegjezi realizoi tre golat e parë të takimit, ndërsa Joao Cancelo dhe Julian Alvares me dygolëshin e tij vulosën rezultatin final të takimit.

Fitore ka arritur gjithashtu edhe Arsenali i cili e çon në pesë numrin e fitoreve në po kaq javë të Premier League. “Topçinjtë” mposhtën 2-1 Aston Villan falë golave të Gabriel Jesus dhe Martinelli.

Liverpooli ka arritur një fitore në frymën e fundit falë golit të Carvalho. Ekipi i Klopp mposhti 2-1 në shtëpi Newcastle, ndërsa arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 98-të. “Qymyrxhinjtë” kaluan të parët në avantazh me anë të Isak, por Firmino dhe Carvalho përmbysën gjithçka.

Ngec Tottenhami i Antonio Contes në transfertë përballë West Ham. “Spursat” u ndalën në një barazim 1-1 edhe pse kaluan të parët në avantazh pas autogolit të Kehrer. Goli i Soucek në fillimin e pjesës së dytë vulosi rezultatin final të takimit me të dyja ekipet që ndanë nga një pikë.

Ndërkohë që sfida tjetër midis Bournemouth dhe Wolves është ndalur në barazim 0-0.

Pas pesë javësh Arsenali kryeson me pikë të plota (15), ndërsa Manchester City renditet i dyti me 13 pikë. Vendi i tretë për Tottenhamin me 11 pikë, ndërsa Liverpooli pas kësaj fitore renditet në vendin e 5-të me 8 pikë. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like