City fluturon i qetë në krye, Broja shënon dhe shtang Tottenhamin

by admin
Spread the love

Manchester City vazhdon rrugëtimin e tij të vetëm në krye të Premier League. Ekipi i Guardiolës mposhti lehtësisht Brentford me rezultatin 2-0.

Ishte Ryihad Mahrez që zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë falë një 11-metërshi. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Kevin De Bryne shënoi edhe golin e qetësisë duke i dhënë edhe tre pikët Cityt që tashmë ngjitet në kuotën e 60 pikëve.

Tottenham është surprizuar në shtëpi nga Southamptoni i Brojës pasi u mposht me rezultatin 2-3, ku për miqtë e hapi siparin e golave pikërisht sulmuesi shqiptar.

Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga një autogol i Bednarek në minutën e 18-të, por vetëm pesë minuta më vonë Armando Broja vendosi gjithçka në ekuilibër. Megjithatë, ishte Son ai që kaloi sërish Tottenham në avantazh në minutën e 70.

Dy minuta i mjaftuan Southampton për të “shpërfytyruar” ekipin e Contes. Ishte Elyounoussi që barazoi për miqtë në minutën e 80. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 82 nga Che Adams që shënoi një gol me kokë duke mos i dhënë asnjë shpresë Hugo Lloris.

Në ndeshjen tjetër, Norwich dhe Crystal Palace bënë paqe, me takimin që përfundoi me rezultatin 1-1. Pukki gjeti rrugën e rrjetës që në sekondat e para të takimit, ndërsa për miqtë u përgjigj Zaha në pjesën e dytë të takimit. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 24
Tottenham-Southampton 2-3
Shënues:
Bednarek (autogol) 18’, Son 70’, / Broja 23’, Elyounoussi 80’, Adams 82’

Manchester City-Brentford 2-0
Shënues:
Mahrez (pen) 40’, De Bruyne 69’

Norwich-Crystal Palace 1-0
Shënues:
Pukki 1’ / Zaha 60’

You may also like