City e nis sezonin me trofe, Guardiola: Kisha frikë se skuadra s’do ishte e motivuar, por ia dolëm

by admin
Spread the love

Manchester City është kampion i Superkupës se Europës 2023, pasi mund Sevilla, në ndeshjen që në kohë të rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe që më pas u vendos nga penalltitë.

Duke folur pas këtij triumfi, trajneri i City-t, Pep Guardiola theksoi se ndaj Sevilla-s e patën shumë të vështirë të fitonin, por shtoi se ndjehet i lumtur që në fund ia dolën.

“Sevilla ka lojtarë të jashtëzakonshëm, një portier të shkëlqyer, mbrojtës të mirë dhe sulm të rrezikshëm. Në të kaluarën kam pasur frikën se kur skuadra fiton shumë trofe humbet motivimin, por nuk ndodhi kështu. Jemi vërtet të lumtur që tashmë kemi këtë trofe”, tha trajneri./ Super Sport


Top Channel

You may also like