Çitaku i reagon Osmanit e Haxhiut për Specialen: Duheni me qenë në gjendje me e tejkalu inatin

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklarimeve
të Presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke
thënë se janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për
themelimin e Gjykatës Speciale.

Madje, ajo tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi,
Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit
politik por ata janë atje si prijës të UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me
na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.

E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë.

Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të
atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.

Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë
kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë
botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht,
kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe
kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni.

Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e
ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.

Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet
e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe
shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje
si prijës të UÇK-së.

Duheni me qenë në gjendje me e tejkalu inatin. Urrejtja nuk
është platformë e shëndoshë.

You may also like