Cipras: Mosfillimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dëmton kredibilitetin e BE

by admin
Spread the love

Për Marrëveshjen e Prespës dhe për atë se çka do të ndodhte nëse nuk arrihej zgjidhje, për perspektivën evropiane të rajonit, ose siç tha për hipokrizinë e sistemit politik evropian dhe mosfillimin e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor diçka që “brutalisht e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, por edhe hipokrizinë e sistemit politik grek, ka folur lideri i SIRIZA-s Aleksis Cipras gjatë ndarjes së “Çmimit për paqe dhe bashkëpunim të popujve të Ballkanit” për punë më të mirë diplomatike, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. Bëhet fjalë për çmim të cilin Ciprasi e paralajmëroi në tetor, duke njoftuar se mjetet materiale që ka marrë bashkë me çmimet e Marrëveshjes së Prespës do t’i dhurojë për bashkësinë akademike, më konkretisht do të ndahet çmim për punën më të mirë diplomatike.

Në fillim të fjalimit të ceremonisë, lideri i SIRIZA-s dhe ish kryeministër i Greqisë tha se për të është me rëndësi ajo që para saktë katër vitesh më 17 qershor 2018 është nënshkruar Marrëveshja e Prespës.

“Dua të them se ndjej krenari të madhe për këtë ditë. Ndjehem krenar pasi shumëkush me thotë: ky nënshkrim të kushtoi për mandat të dytë qeveritar, mandat të ardhshëm qeveritar dhe nëse është ashtu, atëherë ia vlente, pasi kryesorja për çdo njeri që ndërmerr fatin e vendit të tij nuk është përsëri të zgjidhet, por ta bëjë atë që është e drejtë për vendin”, tha Ciprasi.

Lideri i SIRIA-z ka thënë se ka qenë e vështirë arritja e marrëveshjes “ndoshta më vështirë për fqinjët pasi doemos të ndryshojnë emrin kushtetues” por edhe marrëveshjen e vështirë edhe për sistemin politik grek.

Ka folur edhe për siç tha, hipokrizinë në sistemin grek dhe politik evropian.

“Të përmend edhe hipokrizinë në sistemin politik evropian ku krahas premtimeve të BE-së për fillim të procesit integrues të Ballkanit Perëndimor, kjo nuk u arrit, nuk ishte e mundur dhe mendoj se kjo brutalisht e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe politikën e saj të jashtme. Politika e jashtme mu nga kjo arsye nuk është e aftë të luajë rol të fuqishëm në ngjarjet ndërkombëtare. Shoh fatkeqësisht se nëse dikush është sigurt i mposhtur nga ngjarjet ndërkombëtare me luftën në Ukrainë dhe invazionin e Rusisë, kuptohet përveç Ukrainës është Bashkimi Evropian, pasi insiston në taktikën e sanksioneve që më shumë e godasin ekonominë evropiane se sa ekonominë e Putinit, pa vënë theksin te një strategji zgjidhjesh diplomatike e cila të paktën në afatmesëm, mund t’i nxjerrë gjërat nga udhëkryqi”, tha Ciprasi.

Ai ka thënë se me Maqedoninë e Veriut tashmë ekziston perspektivë e re në të gjitha nivelet, në mbrojtje, ekonomi bile edhe në çështjet kishtare.

Në fjalim ai parashtroi edhe disa pyetje rreth asaj çka do të ndodhte nëse nuk arrihej marrëveshje.

“Do të kishim një Libi në kufirin tonë veror me ndikime të fuqive të treta edhe të Rusisë dhe Turqisë- unë dua punët t’i themi me emrin e tyre- që janë veçmas intensive në këtë rajon”, ka thënë Ciprasi.

You may also like