Cindy Marina: Çdo fundjavë sjell live për publikun superndeshjet e Serie A

by admin
Spread the love

Bukuroshja Cindy Marina, pantera e Oversport, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur për projektet e saj më të reja.

Modelja dhe prezantuesja shumë e dashur për publikun mbarëshqiptar, që sjell live emocionet e ndeshjeve të Serie A nga stadiumet italiane si dhe intervistat ekskluzive me protagonistët e sfidave ka shkëlqyer në emisionin e Rudina Magjistarit.

“Tani jam shumë e angazhuar me punën si gazetare sportive, pothuajse çdo fundjavë jam në Milano për ndeshjet më të mëdha, më të rëndësishme të javës për Serinë A.

Pas dy javësh, bashkë me skuadrën Oversport do jem përsëri për derbin Inter-Milan që është ndeshja më e madhe e vitit dhe kjo është fokusi im më i madh. Gjithsesi, po shoh për ta hapur më shumë rrugën për në Milano, Itali dhe besoj që për pak do të lajmëroj një lajm shumë të bukur”, ka thënë bukuroshja Marina. / Oversport.tv

You may also like